Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Kievi do të bashkëpunojë me presidentin Donald Trump dhe SHBA-të në një kohë kur vendi i tij ndodhet nën agresionin e vazhdueshëm ushtarak nga Rusia.
Gjatë punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, Zelensky tha se mbështetja e Uashingtonit është e domosdoshme për Ukrainën, teksa pritet që negociatat e paqes të vijojnë në Turqi.
Ai tha se angazhimi i Donald Trump është që t’i jepet fund luftës në Ukrainë.
Zelensky: SHBA-të dhe presidenti Trump dëshiron t’i japë fund luftës dhe ne duhet të vazhdojmë të bashkëpunojmë së afërmi me Trump, e të qëndrojmë të bashkërenduar pasi mbështetja e SHBA e domosdoshëm, duhet të punojmë së bashku që kjo gjë të arrihet. Do t’ju mbaj të informuar për cdo gjë që do të ndodhë në Turqi.
(BalkanWeb)
