Delegacioni iranian ka mbërritur në Islamabad, në kuadër të bisedimeve për armëpushim me Shtetet e Bashkuara, raportoi Wall Street Journal.
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araqchi dhe Kryetari i Parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf kryesojnë delegacionin. Ndërsa, delegacioni i Uashingtonit do të kryesohet nga Zëvendëspresidenti J.D. Vance.
