Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky akuzoi Kremlinin nga Tirana se nuk do që t’i japë fund luftës.

Ai tha se presidenti rus, Vladimir Putin dërgon “kokëboshë” në delegacionet e Moskës, për të negociuar paqen mes dy vendeve në konflikt prej shkurtit 2022.

Zelensky deklaroi se Kievi është i gatshëm të ndërmarrë të gjitha hapat e nevoshëm për të arritur fundin e luftës.

Volodymir Zelensky: Putin dërgoi kokëboshë në takime. Ajo që shohim nga delegacioni rus është teatër dhe Europa duhet të veprojë e të bëjë presion mbi rrjetin e energjisë, jemi gati të marrim çdo hap për të arritur fundin e luftës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb