Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar në Truth Social, duke thënë se po udhëzon të dërguarin e tij të takohet me Vladimir Putinin dhe sekretarin e ushtrisë të takohet me ukrainasit.
Sipas presidentit amerikan këto takime do zhvillohen “me shpresën e finalizimit të këtij plani paqeje”.
Ai shtoi se shpreson të takohet “së shpejti” me Zelenskyn dhe Putinin, por paralajmëron se kjo do të ndodhë vetëm kur marrëveshja të jetë e plotë, ose në fazat e saj përfundimtare.
“Kanë mbetur vetëm disa pika mosmarrëveshjeje. Plani origjinal me 28 pika është “përmirësuar”, u shpreh Trump mes të tjerash.
