Në konferencën e përbashkët me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca kryeministri Edi Rama tha se vendimtar për çeljen e negociatave pritet të jetë vendimi i Këshillit të Euopës, por në këtë pikë, ai e kaloi topin në fushën e opozitës.

Rama tha se është ekuacion i panjohur ajo se çfarë do të bëjë opozita, pasi nëse do ta dinin Shqipërisë do t’i hapeshin negociatat 100% brenda vitit.

“Në zgjedhjet europiane ka fitur Europa. Ajo ç’ka imagjinohej si një dallgë oqeanike për të ardhmen e Europës nuk ka ndodhur. Atmosfera është shumë më pozitve se imagjinata para zgjedhjeve. Në fund të ditës duhet të kuptojmë diçka, që shikoni deklaratat e ndryshme nga individë të ndryshëm në partinë më të madhe të Gjermanisë. Nuk janë të ndryshme në aspektin e dëshirës për të ndihmuar Shqipërinë, por të bërë më të mirën që Shqipëria të shkojë përpara, janë të ndryshme vetëm në nuanca. Patjetër që do ketë nuanca të ndryshme edhe kur të bëhet diskutimi në Këshill, por unë pranoj që me ndihmë e opozitës rrugore do ia dalim shumë mirë. Nëse s’do kisha dyshim se si do precipitojë lëvizja e opozitës, do i hapnim 100% negociatat brenda vitit. Nëse opozita rrugore do ndalonte të merrte fryme thellë e t’i jepte një shans Shqipërisë 100% na hapen negociatat. I vetmi ekuacion i panjohur është opozita rrugore. Siç duket fare kollaj edhe vende që kanë një qëndrim shumë të ftohte janë shumë pranë ngritjes së dorës e të thonë: Po. Nëse opozita ia mban dorën ajo mund të mos ngrihet”,- tha Rama.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: