Zyrtarët amerikanë dhe rusë kanë nisur bisedimet në Arabinë Saudite me qëllim arritjen e përparimit drejt një armëpushimi në Ukrainë, me Uashingtonin që po kërkon një ndalim të pjesshëm të luftimeve, fillimisht në Detin e Zi më pas një armëpushim të plotë.
Bisedimet që vijnë pas atyre mes SHBA dhe Ukrainës një ditë më parë, ndjekim përpjekjet e intensifikuara të presidentit Trump, për t’i dhënë fund konfliktit tre vjeçar përmes bisedave me Putinin dhe Zelenksyn gjatë javës së kaluar.
Ekipi amerikan në Arabinë Saudite po kryesohet nga Andrew Peek, një drejtor i lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe Michael Anton, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se qëllimi i bisedimeve është arritja e një armëpushimi detar në Detin e Zi, e cila do të lejonte lëvizjen e lirë të anijeve.
Rusia përfaqësohet nga Grigory Karasin, një ish-diplomat i cili tani është kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të dhomës së lartë të parlamentit rus dhe nga Sergei Beseda, një këshilltar i drejtorit të Shërbimit Sigurisë ruse.
Bisedimet zhvillohen mes skepticizmit të thellë në disa vende evropiane dhe në Britani nëse Putini është i gatshëm të bëjë lëshime domethënëse apo do t’i përmbahet asaj që ata e shohin si kërkesat te tij maksimaliste që nuk duket se kanë ndryshuar nga qëllimi i tij fillestar për luftën.
Përtej një armëpushimi në Detin e Zi, ekipet do të diskutojnë vijën e kontrollit midis dy vendeve. Ndërtimi i besimit mes palëve dhe kthimi i fëmijëve ukrainas të marrë nga Rusia janë gjithashtu pjesë e bisedimeve.
(BalkanWeb)