Një 59-vjeçar nga Durrësi përfundoi në prangat e policisë, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Viktor Leki, rezulton i dënuar në shtetin fqinj me 8 vite burg nën akuzën e trafikut të drogës.

Njoftimi:

DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, lokalizoi dhe  arrestoi, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Viktor Leki, 59 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes, Itali, me vendimin e datës 06.03.2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb