Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj Eralbi Breçanit.

Breçani akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Sipas akuzës, ai është pjesë e grupit të drejtuar nga Ervin Mata.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar z. Dhimitër Lara, sot më datë 09.07.2026, disponoi për çështjen penale nr. 27 akti, datë 03.07.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit E.B: “Ankim kundër vendimit nr. 43, datë 15.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit për të arrestuarin E.B dhe vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.”, si vijon:

-Miratimin e urdhrit nr. 43, datë 15.06.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
U shpall më 09.07.2026.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb