Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë më 17 korrik ankimimin e paraqitur nga ish-presidenti Ilir Meta kundër vendimit që e la në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Meta, i cili po hetohet nga SPAK për një seri akuzash që përfshijnë korrupsionin dhe pastrimin e parave, ka kundërshtuar masën e dhënë nga Gjykata e Posaçme.

Seanca pritet të jetë e rëndësishme për fatin procedural të Ilir Metës, i cili prej muajsh ndodhet në qeli, prej arrestimit të tij tetorin e kaluar.

Vendimi i Apelit do të përcaktojë nëse Meta do të vijojë të qëndrojë në qeli apo do të përballet me drejtësinë në gjendje të lirë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb