Policia në Vlorë ka shpallur në kërkim një 31-vjeçar, i dyshuar se nën efektin e alkoolit ka dëmtuar derën e urgjencës së Spitalit Rajonal të qytetit bregdetar.

Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. B., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, nën efektin e alkoolit, ka dëmtuar derën e Urgjencës së Spitalit Rajonal Vlorë, duke e goditur me grusht.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb