Ajola Xoxa ka mbërritur në Apelin e GJKKO ku do të mbahet seanca mbi ankimimin për sekuestron e disa llogarive bankare.

Seanca e sotme mbahet pas shtyrjes të asaj të së hënës, ku gjykata kërkoi kohë për tu njohur me disa prova

Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal.

Kujtojmë se mesditën e sotme pritet edhe një vendim në lidhje me ankimimin e bashkëshortit të saj, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj mbi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb