KOSOVE

Artistja shqiptare Rita Ora, ndodhet prej disa ditësh në Kosovë bashkë me partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi si dhe me disa anëtarë të familjes.

Rita festoi në Kosovë ditëlindjen e saj të 33-të si edhe festat e Nëntorit, festën e pavarësisë. Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, është parë në një lokal në Prishtinë duke u argëtuar jashtëzakonisht shumë me bashkëshortin, nën ritmet e një kënge popullore.

Në videon e siguruar nga “Telegrafi” çifti ia marrin valles me disa këngë shqipe, ku dukej se po i pëlqenin edhe regjisorit nga Zelanda e Re.
Për Ritën u organizua edhe një darkë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ku mblodhi yje nga sporti, muzika e kultura.

Veç tjerash, ylli i famshëm u nderua edhe me ‘Çelësin e Qytetit’ nga kryetari i komunës, Përparim Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb