Nuk ka qetësi në vendet e Gjirit Persik! Shpërthime të shumta janë dëgjuar në Manama, kryeqytetin e Bahreinit, raportoi një gazetar i AFP-së, ndërsa Irani vazhdon fushatën e tij ajrore kundër shteteve të Gjirit.

Dy raketa u panë duke u kapur në qiell, ndërsa disa shpërthime u dëgjuan në qytet, pasi u aktivizuan sirenat paralajmëruese.

Bahreini është ndër vendet e synuara nga Teherani në hakmarrje për sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: