Në Komisariatin e Policisë Gramsh, një 33-vjeçar ka denoncuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij , 25 vjeçe.

Po kështu, një tjetër person, 42-vjeç ka denoncuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij 27-vjeçe, e cila ka braktisur dhe fëmijën e mitur.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Gramsh janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim shtetasit :

-F. Z., 33 vjeç, banues në fshatin Bulçar, Gramsh, pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja J. Z., 25 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

-N. K., 71 vjeç , banues në fshatin Gribë, Gramsh, pasi i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi E. K., 39 vjeç dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij.

Në Komisariatin e Policisë Cërrik është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi F. T., 42 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh, pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja A. T., 27 vjeçe, duke braktisur fëmijën e tyre të mitur, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb