KORÇË- Një 67-vjeçare ka denoncuar në polici largimin e djalit të saj.

Sipas policisë, në kallëzimin e saj nëna ka deklaruar se djali i saj 41-vjeçar është larguar nga banesa më datë 24.02.2026. Ndërsa dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Autoritetet janë angazhuar dhe theksojnë se po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: