ITALI- Një leksion që nuk do ta harrojë kurrë- ajo që i ka ndodhur një 16-vjeçari nga Reggio Emilia. Nëna e tij e ka denoncuar në polici për shpërndarje droge. Gruaja e dëshpëruar nga sjelljet e të riut, ka vendosur ta fotografojë fshehurazi ndërsa shiste drogë.

Fotot më pas i ka dorëzuar tek karabinierët që kanë bërë më pas arrestimin e të riut. Djali u arrestua nga forcat e rendit gjatë një kontrolli të urdhëruar nga gjykata, pas një raporti të Prokurorisë në Gjykatën e të miturve të Bolonjës, shkruan TGCOM.

Në dhomën e gjumit të 16-vjeçarit policia ka gjetur disa doza marijuanë me një peshë totale prej më shumë se 20 gram që u sekuestruan së bashku me një peshore dhe mbi 100 euro të ardhura nga shpërndarja e drogës-nëna kishte konfirmuar se nuk i kishte dhënë para të birit -dhe disa telefona që përdoreshin për të kontaktuar me klientët.

Policisë, nëna u kishte rrëfyer se si djali i saj po kalonte një periudhë të vështirë, aq sa ishte bërë gjaknxehtë dhe nervoz. Një sjellje që e ka demonstruar edhe para karabinierëve. Sapo ata kishin hyrë në shtëpi ishin përballur me rezistencën e të riut, i cili ishte përpjekur të hidhej nga ballkoni dhe më pas të lirohej nga karabinierët. Pasi ishte çuar në stacionin e policisë, djali u dërgua në qendrën e rehabilitimit për të miturit në Bologna.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: