Në Testamentin e vjetër ka një fabul interesante: dy gra po grindeshin për një fëmijë. Secila pretendonte se ishte i saj. I çuan te Salomoni, profeti më i zgjuar dhe më i pasur i të gjitha kohëve. Salomoni tha: të ndahet fëmija në dy copa dhe t’i jepet secilës nga një. Nëna e vërtetë, ajo që kishte brenda vetes instiktin e nënës, klithi: Jo! Le ta marrë ajo të gjithin.

Homoseksualiteti nuk është ndonjë gjë e re mbi botë. Janë të njohura marrëdhëniet homoseksuale të Aleksandrit të Madh me gjeneralët e tij, e Rembosë me Verlenin. Lufta e Trojës nisi kur Akili i fut në luftë sepse i ishte vrarë Patrokli. Në Greqinë e lashtë, siç na dëshmon Platoni, pedagogjia ndaj fëmijëve ushtrohej edhe nëpërmjet pederastisë. Njerëzit me devijime seksuale kanë prirje të veçanta, disa herë gjeniale.

Kaq.

Kemi të bëjmë me një devijim seksual, me prishjen të raporteve hormonale. Dihet se tek çdo mashkuj normal ka pesë përqind femër, dhe tek çdo femër ka pesë përqind mashkull. Tek t’a ky raport është prishur dhe, në thelb, qenia të tilla janë të sëmurë. Të tillë edhe duhen trajtuar: si fatkeqë.

Por në kohën tonë ky raport po prishet në mënyrë katastrofike. Homoseksualët, dhe gjithë variantet e tjera të tij, shfaqen si triumfatorë, krekosës, kërkojnë nga shoqëria atë që ua ka mohuar Zoti. Ata kanë marrë në dorë një shkop dhe po xigurvisin folenë e grerëzave. Zoti, Natyra, Zeroja absolute i kanë vendosur njeriut një kufi. Ata kërkojnë të prishin natyrshmërinë e gjërave, të futen në kompetencat e Zotit, ose të bëhen vetë Zot. Të mos lindin në mënyrë natyrale, por me epruveta, laboratorë, in vitro etj. Kujtoni kur Neroni i bërtiste mjekut ta bënte të dashurin e tij të lindte. Dhe ai lindi një zhabë…

Prindi një, prindi dy?… Jo mor, zotni, brenda njeriut janë instiktet e tij të lashta, farërat e tij të moçme… S’ka shoqata e shoqëri homoseksualesh që mund t’i deformojë gjenetikisht ato. Kujtoni klithmën e nënës së vërtetë kur Salomoni kërkoi që i biri të ndahej në dy copë. Farërat e zeza të një klithme të tillë nuk mund të rriten në laboratorë dhe epruveta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: