Për kreun e grupit parlamentar të PD, neni “Basha” në statutin e PD që ndalon kryetarin e partisë të rikandidojë nëse humb zgjedhjet, është antikushtetues dhe antidemokratik.
I ftuar në “Kjo Javë”, Bardhi tha se nuk identifikon një figurë tjetër që bashkon të gjitha flukset brenda PD vec Berishës.
Gazment Bardhi: Unë e mbështes të drejtën e cilido brenda PD për tu zgjedhur. Pra Kushdo nga ne ka të drejtë të kandidojë për kreun e PD në një garë të drejtë. Dhe nga kjo nuk duhet të privohet askush.
Ne kemi në statut një dispozitë që ndalon kryetarin që humb zjgedhjet të kandidojë. Kjo dispozitë është antikushtetuese, pasi përgjegjësia e secilit prej nesh duhet të matet me votat e anëtarësisë. Nëse ata votojnë për zgjedhjen apo rizgjedhjen e tij, duhet ta gëzojë cilido.
Në parim nuk identifikoj në këto momente që flas një figurë tjetër që bashkon të gjitha flukset brenda PD vec Berishës.
Ajo dispozitë e statutit tërësisht antidemokratike. Dorëheqja nuk urdhërohet me ligj por është akt personal i individit.
