Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blend Sula është takuar me kryebashkiakun e Barit, Vito Leccense, ku ka diskutuar për bashkëpunimin mes dy qyteteve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sula shprehet se në vitin 1991, ky qytet u kthye në portën e shpresës për emigrantët shqiptarë që u nisën nga Vlora drejt Italisë për një jetë më të mirë.

Sula më tej shton tashmë pas 35 vitesh, ky port ka qenë ura drejt një partneriteti të bazuar në respekt, zhvillim dhe miqësi.

” Takim i veçantë me Vito Leccese, kryebashkiakun e Barit, një qytet që për ne shqiptarët mbart shumë emocione…

Në këtë port, në vitin 1991, zbarkoi anija Vlora me rreth 20 mijë emigrantë shqiptarë, duke shënuar një nga momentet më të forta të historisë sonë moderne. Bari u kthye asokohe porta e shpresës, por edhe simbol i sfidave, dhimbjes dhe guximit për një jetë më të mirë.

…duke ecur në rrugët e këtij qyteti mesdhetar, ndjen jo vetëm historinë, por edhe energjinë e një Bari modern, të hapur dhe mikpritës. Diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit mes qyteteve tona, mbi lidhjet njerëzore që kanë kapërcyer detin dhe mbi urat që duhet të ndërtojmë për të ardhmen.

Nga një port i mbushur me ankth në ’91, sot drejt një partneriteti të bazuar në respekt, zhvillim dhe miqësi”, shkruan Sula.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb