Mbi arrestimin e Albin Kurtit, protestave të Vetvendosjes në Kuvend ka reaguar në News24, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti. Ai theksoi se dhunimi i parlamentit nuk është mjet demokratik dhe se ligji duhet të zbatohet mbi cdokend që ushtron dhunë. Sipas Halitit, deputetët në Kosovë nuk kanë imunitet ligjor si deputetët e Shqipërisë.
“Nuk mund të jemi të paprekshëm si deputetët e Shqipërisë”.
Kurse rreth seancës së të enjtes në Kuvendin e Kosovës, Haliti shton se ajo do të zhvillohet, dhe se marrëveshjet që kundërshtohen nga Vetëvendosje, do të votohen.
(d.b/BalkanWeb)
