Deputetja e LSDM-së dhe njëherazi nënkryetare e kësaj partie, Frosina Remenski në cilësinë e ekspertit në çështjet e sigurisë, në emisionin “Nokno Studio” mbrëmë ka deklaruar se nuk mund të ketë institucionalisht hetim ndërkombëtar për rastin e “Kumanovës”.

Ajo ka thënë se ajo çka mund të bëhet është të konsultohen ekspertë nga rajoni të cilët do të bëjnë ekspertizë të të dhënave.

Avokati i grupit të Kumanovës, Naser Raufi, edhe njëherë në emision ka përsëritur se është fakt se grupi ka qenë i pranishëm në vend të ngjarjes, por i njejti ka qenë i sjellur nga Kosova nga ana e DSK-së.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb