Në stinën e verës femrat dëshirojnë të kenë këmbë të bukura. Por për disa prej tyre kjo është e vështirë për shkak të kapilarëve të dukshëm dhe variceve. Ja disa informacione që do t’ju lehtësojnë mbi krijimin dhe kurimin e variceve.
1. Të qëndrosh këmbë mbi këmbë nuk t’i shkakton varicet
Deri më sot, të gjithë kemi menduar se kryqëzimi i këmbëve është një nga shkaqet kryesore të variceve, por ekspertët thonë se kjo nuk ndikon. Grumbullimi i gjakut në fakt shkaktohet më shpesh nga qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë apo ulur. Shkaqe të tjera, thotë Luis Navarro, themeluesi i qendrës së trajtimit të variceve në Nju-Jork, janë obeziteti, pirja e duhanit, mungesa e ushtrimeve dhe kontrolli hormonal i lindjes.
2. Nuk janë thjesht një problem kozmetik
Koncepti më i zakonshëm është se varicet të shëmtojnë këmbët, por nuk duhet shmangur as efekti i tyre në shëndet. “Varicet shkaktojnë lodhje të këmbës, ënjtje dhe bezdisje. Ato mund të jenë edhe një paralajmërim i rreziqeve afatgjata të shëndetit, si: trombozë, mpiksje gjaku, qarkullim i dobët dhe ënjtje të këmbëve”, – thotë doktor Navarro.
Pra, kur duhet të shkojmë te doktori? “Nëse këmbët tuaja ndihen të rënda apo ju dhembin në fund të ditës”, – thotë Lindsey Bordone, doktoreshë dermatologe në Universitetin e Columbias.
3. Është trashëgimi gjenetike
Por mos fajësoni asnjë prej prindërve tuaj. “Ju mund t’i trashëgoni këto tendenca nga të dyja anët e familjes, dhe kjo mund të kalojë edhe një brez”, – thotë dr. Martin.
4. Varicet dhe kapilarët e dukshëm nuk janë e njëjta gjë
Kapilarët janë të vegjël, vena të vogla gjaku që mund të shihen nën lëkurë. Zakonisht janë të padëmshëm dhe janë si pasojë e qarkullimit të ulët të gjakut dhe variceve që mund të formohen.
Ndërsa varicet janë zgjerimi i venave ku qarkullon gjaku, janë të trasha si fije dhe zgjaten në këmbë.
5. Edhe meshkujt kanë varice
Ekspertët vlerësojnë se 70-80% e pacientëve që trajtohen me varice janë femra, por kirurgu vaskular, Garth Rosenberg thotë se edhe meshkujt vuajnë nga kjo sëmundje, edhe pse kanë më pak nevojë për trajtim.
6. Edhe shtatzënia shkakton varice
Ekspertët thonë se gjatë shtatzënisë, fetusi praktikisht mund të bllokojë qarkullimin e gjakut. Krahas kësaj, prodhimi i hormoneve shtesë gjatë shtatzënisë, shkakton një lëshim të muskujve të venave, me tendencë që ato të zgjerohen. Në këtë mënyrë rritet rreziku për varicet.
7. Ushtrimet janë mënyra më e mirë e parandalimit të variceve dhe kapilarëve
Këshilla kryesore që japin ekspertët është: ecni sa më shumë në këmbë. Mos harroni të bëni ushtrime, sidomos not dhe ngjitje të shkallëve. Këto ushtrime rrisin qarkullimin e gjakut. Një gjë e mirë e këtyre ushtrimeve është se shputa e këmbës është gjithmonë në lëvizje. Mos u justifikoni se nuk keni kohë. Mjekët rekomandojnë një ushtrim të thjeshtë. Gjatë gjithë ditës, ngrihuni në majë të gishtave të këmbës dhe pastaj ulini poshtë.
8. Nuk ka asnjë mënyrë për të reduktuar dukshmërinë e tyre
Disa pacientë përdorin kremra kozmetikë për të mbuluar varicet, shkruan, por nuk mund t’i lehtësoni simptomat e dhimbjes. Dr. Navarro dhe dr. Martin japin tri sugjerime:
• Çorape të gjata apo geta që ju ngushtojnë. Ato mund të blihen në farmaci dhe janë të llojeve dhe përmasave të ndryshme, si për gjunjët, për kofshët, për bustin etj.
• Quhet “Horse Chestnut Seed Extract” dhe mund të blihet online. Ai ndihmon në hapjen e venës. Përbërja e saj vjen nga guaska e gështenjës.
• Vaji “Witch Hazel”, i cili mund të blihet edhe në farmaci. Ai ka efektin e getave dhe nëpërmjet përbërjes së tij kimike ‘shtrydh’ lëkurën dhe lehtëson dhimbjen. Witch Hazel përbëhet nga një shkurre me lule të verdha me erë të mirë. Në Amerikë është lule vjeshte, ndërsa në Azi lule dimri.
9. Trajtimi është më i mirë se kurrë, ky është një lajm i mirë
Sipas ekspertëve, trajtimi sot është shumë i avancuar. Nuk ka plagë, nuk ka prerje, por një shërim minimal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: