Një avokat italian ka paditur kompaninë e fluturimit Emirates, pasi udhëtoi për nëntë orë në avion pranë një pasagjeri obez. Avokati ka kërkuar një dëmshpërblim prej 2759 eurosh, pasi shprehet se ka përjetuar një makth gjatë udhëtimit.

Avokati ka bërë edhe një selfie, ku duket i ngjeshur pranë dritares së avionit, të cilën do ta përdorë si provë në procesin gjyqësor ndaj kompanisë ajrore.

Avokati italian kishte kërkuar të ndryshonte vend, por ekuipazhi i ishte përgjigjur se avioni ishte mbushur plot dhe nuk kishte asnjë vend të lirë.
Procesi gjyqësor është caktuar për në 20 tetor.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: