Analisti Neritan Alibali dhe sekretari për çështjet ligjore në PD Ivi Kaso u përfshinë në një debat mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.”, në lidhje me pretendimet e opozitës për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Alibali tha se e gjithë kjo zhurmë e gjithë kjo protestë është e njohur prej PD sa herë përfundojnë zgjedhjet. Sipas tij, opozita thotë see nuk do të futet me Edi Ramën kryeministër, por më pas ajo bën veprimin e kundërt, futet në zgjedhje dhe në parlament.
“Opozita ka një plan A por nuk ka një plan B. Më thuaj, në 2027 të shkoj unë në zgjedhje apo jo. Nëse futeni në kuvend dhe keni Ramën kryeministër, në 2027do të thoni që ky kryeministër na vodhi zgjedhjet, por ju prapë do më thoni shkoni votoni, e më pas do të thoni se na i vodhën”, tha Alibali.
Ndërsa Ivi Kaso tha se opozita më 11 maj ishte në fushë i pabarabartë dhe mungesën e rregullave të lojës në proces e ka konfirmuar dhe raporti paraprak i ODIHR.
“ODIHR thotë se vëzhguesit e saj konstatuan përdorim të administratës, ke një arbitër ndërkombëtar që të rrëzon procesin zgjedhor. Detyrë e opozitës është ta vërë veten në ballë të përpjekjes”, tha Kaso.
Neritan Alibali: E gjithë kjo zhurmë e gjithë kjo protestë, thuhet se nuk do të futemi me Edi Ramën kryeministër, opozita futet në zgjedhje dhe në parlament. Opozita ka një plan A por nuk ka një plan B.
Ivi Kaso: Ne nuk kemi thënë që nuk do të futemi në zgjedhje. Këto zgjedhje ishin prova e asaj që kemi thënë, që ka një qëllim të Ramës për të mos lënë shqiptarët të votojnë të lirë.
Koncepti i zgjedhjeve është të futesh në një garë me barazi shansesh, armësh.
Neritan Alibali: E keni ditur më përpara këtë gjë? Dhe i keni thënë popullit opozitar që shkoni e votoni se vota do tju numërohet. Më thuaj, në 2027 të shkoj unë në zgjedhje apo jo. Nëse futeni në kuvend dhe keni Ramën kryeministër, në 2027 thoni që ky kryeministër na vodhi zgjedhjet, por ju prapë do më thoni shkoni votoni, e më pas do të thoni se na i vodhën.
Ivi Kaso: Keni ca shprehje të bukura që opozita duhet të ruajë votën. Mos të arrijmë te morali, e para një proces duhet të ketë rregulla loje. Mungesën e rregullave të lojës në proces s’ta thotë vetëm opozita por dhe ODIHR. Tani ODIHR thotë se vëzhguesit e saj konstatuan përdorim të administratës, ke një arbitër ndërkombëtar që të rrëzon procesin zgjedhor. detyrë e opozitës është ta vërë veten në ballë të përpjekjes.
(BalkanWeb)
