Në aktivitetin e përbashkët, ku ishte dhe kryeinspektori Dashnor Sula, në tone humori, Rama drejtuar Dashnor Sulës tha se “tani duhet të tërheqësh fjalët që ke thënë për Blerina Gjylametin sepse do bashkëpunosh me të’.
Më tej Rama u shpreh se kushdo që beson tek mundësia e një karriere apo mundësi për të ecur përpara, duhet të thyejë çdo paragjykim, referuar këtu edhe kritikave dhe akuzave që ka marrë ish-deputeti i PD Dashnor Sula pasi u emërua Kryeinspektor.
“The pak më parë që profesionalizmi të garantohet sipas çdo fushe dhe jo një që ka mbaruar agronomi të bëjë inspektimin e një fushe që nuk është e tij. Vendosja e një kalendari të trajnimeve shoqëruar me një sistem bonusi, për të vlerësuar ato që janë më të mirët do jetë një shtysë e mirë, por edhe një garanci për të testuar përmbajtjen e inspektorateve. Tjetra që mund të garantoj, pavarësisht se dikush mund të rrudhë buzët, “motamo është ajo që tha Kryenspektori…Unë jam i sigurt që kush beson tek vetja dhe mundësia e një karriere çdo paragjykim duhet ta vërë në provë dhe është themelore që rekrutimi i inspektorëve të jetë i garantuar për këdo pavarësisht se nga vjen. Qoftë përkatësi politike, status social etj…pra nuk mund të jetë ndryshe nëse duam të kapim standardet që janë domosdoshmëri për t’u anëtarësuar në BE. Në rastin konkret AKU apo 2-3 inspektorateve të tjera që do bashkohen , e dimë mirë që të gjitha vendet kanë hequr të zinë e ullirit me sigurinë ushqimore. Inspektimi është kyç, por nuk duhet të jetë vetëm ky fokusi”, tha Rama.
