Studenti Aurel Kujtimi, në një lidhje live në emisionin Prime News24 komentoi protestën e studentëve dhe qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë.

Ai u shpreh se qytetarët janë të rebeluar, sepse asgjë nuk është e sigurt në Shqipëri.

Studenti thekson se në vendin tonë nuk ka një të ardhme, duke shtuar se nëse 100 herë dhunohen, 1000 herë do dalin në shesh. Hodhi akuza të forta ndaj policisë, duke thënë se janë vandalë e barbarë, që dhunojnë rininë.

Aurel Kujtimi: Ndaj të rinjve po ushtrohet dhunë barbare. Këta policë janë banditë që janë veshur me uniforma.

Ne po shohim vëllezërit dhe motrat tona që po rrihen për çdo ditë. Nëse po dhunohemi 100 herë, 1000 herë do dalim në shesh. Rinia e sheh se situata është shumë e rëndë, ka papunësi, keqqeverisje dhe paga të ulëta. Ky kryeministër duhet që të largohet.

Mbi të gjitha ofron dhe para për të dhunuar të rinjtë. Pas dorëheqjes së Ramës, duam një qeveri teknike. Kjo është qeverisje e krimit, ke frikë të dalësh në rrugë.

Kjo është një qeveri krimi, nuk mendon për njerëzit. Studentët janë në situatë të rëndë, më 2018 e këtej asgjë nuk është bërë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb