Gazetari Reldar Deda, u shpreh në “Studio 24”, se heqja e imunitetit të Belinda Ballukut, sjell rënien e qeverisë.

Por ai theksoi se deputetët e PD pranojnë në tavolina se fajtorë është Rama por këtë nuk e pohojnë publikisht.

“Deputetët e PD duhet të kenë një qasje tjetër jo as mish dhe as peshk, pasi nuk prodhon vota dhe nuk ndihmon krijimin e një logjike për mbledhjen e votave.

Nëse nuk goditet koka e sistemit, ne nuk kemi goditur asgjë. Arben Ahmetaj u arratis, Rama mbeti këtu, do vazhdojë deri në 2030. Dhe Balluku mund të arrestohet por Rama prapë këtu do të mbetet”, tha Deda.

Reldar Dedaj: Nëse i hiqet imuniteti Ballukut, qeveria ka rënë dhe deputetët e PD nuk jua thonë në studio, por nëpër tavolina thonë se nëse ka një fajtor për ato dosje është Edi Rama.

Nuk e di pse nuk e thonë. Deputetët e PD duhet të kenë një qasje tjetër jo as mish dhe as peshk, pasi nuk prodhon vota dhe nuk ndihmon krijimin e një logjike për mbledhjen e votave.

Nëse nuk goditet koka e sistemit, ne nuk kemi goditur asgjë. Arben Ahmetaj u arratis, Rama mbeti këtu, do vazhdojë deri në 2030. Dhe Balluku mund të arrestohet por Rama prapë këtu do të mbetet.

Kanabizimin e vendit e bëri Tahiri apo Rama? Koncesionet kush i bëri?

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb