Në fund të intervistës në emisionin “Kjo Javë”, gazetarja e News24, Klodiana Lala, iu rikthye replikave në distancë që kryeministri Edi Rama ka bërë me të, i cili e quajti mashtrim nga ana e gazetares statusin e saj ku pyeste për inceneratorin e Tiranës.
Lala tha se “nëse inceneratori i Tiranës është një godinë në këmbë dhe unë kam gënjyer, do të kem kurajon morale t’i kërkoj falje publike”.
“Në të kundërt të ketë kryeministri kurajo të kërkojë falje publike për të gjithë ato që ka deklaruar në adresën time”, tha gazetarja Klodiana Lala.
Klodiana Lala: E kam sfiduar dhe e sfidoj kryeministrin të më japë ose të bëjë publike një foto të inceneratorit të Tiranës.
Nëse inceneratori i Tiranës është një godinë në këmbë dhe unë kam gënjyer, do të kem kurajon morale t’i kërkoj falje publike. Në të kundërt të ketë kryeministri kurajo të kërkojë falje publike për të gjithë ato që ka deklaruar në adresën time.
Unë kam kërkuar të më japë vetëm një shpjegim sepse bëri fajtorë qytetarët për përmbytjet se kanë hedhur plehrat.
Unë bëra vetëm një pyetje, përse plehërat nuk u inceneruan tek ai inceneratori që ka gllabëruar miliona dhe nuk ekziston? Nuk ma dha përgjigjen kryeministri, për gjithë pjesën tjetër le të bëjë politikë sa të dojë, nuk më intereson.
