Prokurori Adnan Xholi, kandidat për kreun e ri të SPAK, teksa po prezanton platformën e tij në seancën dëgjimore në KLP, tregoi pikën e tij më të dobët profesionalisht.

Ai tha se nuk sektorin e kriptovalutave nuk ka shumë informacione.

Pyetjes së anëtares së KLP, Arta Mandro nëse do t’i zgjidhte një hall personal po t’i shkonte në zyrë kjo e fundit, Xholi tha se si grua do ta respektonte duke i servirur një kafe, ndërsa shtoi se në çdo rast do të prevalonte ligji.

“Pika ime e fortë, sikundër e thash, është se kriteret e përcaktuara, është që të kesh aftësi drejtuese dhe menaxhuese. Kam eksperiencë dhe në drejtim dhe në anën akademike. Disavanazhe? Mësoj çdo ditë, nuk jam i gjithëdituri. Nuk e kam informacionin, dijeninë time që të jem ekspert në fushën e kriptovalutave. Mundohem t’i marr gjerat më seriozisht gjërat dhe i marr kohë dhe familjes, i hyjë në hak. E vlerësoj punën e dy pararendësve, Krajës dhe Dumanit. Kraja u gjet në vështirësi stafi, ndërsa Dumani kishte staf të plotësuar dhe bashkëpunim me partnerët në kohë reale. Do kërkoj që të marr shembujt e tyre.”, tha Xholi. Sakaq, Arta Mandro, anëtare e KLP-së i bëri një pyetje pikante Xholit, se si do të sillej ai zgjidhej kreu i SPAK dhe ajo t’i kërkonte një nder në zyrën e tij.

“E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit dhe kushtetutën nuk keni asnjë pozicion. Do ju respektoj si femër, për një kafe, por do respektoja ligjin. Se në SPAK e bëjnë të mirë kafen, se kështu thonë.”, tha ai.

Pjesë nga diskutimi:

Arta Mandro: Nëse do votoja sot për ju dhe nesër do të vija në zyrën tuaj për një çështje personale, si do të kujdeseshit ju për të mos cenuar pavarësinë?

Adnan Xholi: E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit nuk keni asnjë pozicion, do ju respektoj femër, do ju sajdis si grua me një kafe. Por zgjedhja do jetë ligjore. Shumicës u pëlqen kafeja në SPAK, e bëjnë të mirë.

Arta Mandro: Unë nuk e pi kafenë fare…

Adnan Xholi: Akoma më mirë

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: