Stella Assange, gruaja e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, ka paralajmëruar se aktivisti australian do të vdiste nëse ekstradohej në SHBA, përpara se apeli i tij i ri të dëgjohet në Londër.

Në SHBA, Assange po ndiqet penalisht për rrjedhje masive të dokumenteve dhe po përballet me dënime të rënda.

“Shëndeti i tij po dobësohet fizikisht dhe mendërisht. Jeta e tij është në rrezik çdo ditë që ai qëndron në burg dhe nëse ekstradohet, ai do të vdesë”, tha Stella Assange të enjten gjatë një konference për shtyp në Londër.

Julian Assange do të përballet me një seancë dëgjimore në një nga apelimet e tij – ndoshta – përfundimtare kundër ekstradimit të tij.

Dy gjyqtarë britanikë pritet të shqyrtojnë më 20 dhe 21 shkurt vendimin e Gjykatës së Lartë në Londër, të marrë më 6 qershor 2023, për të mohuar lejen e Assange për të apeluar ekstradimin e tij në SHBA, i cili u pranua në qershor 2022 nga qeveria britanike.

Nëse ka një vendim në favor të tij, ankesa e tij do të shqyrtohet në themel. Nëse refuzohet, ai do të ketë ezauruar të gjitha rrugët ligjore të apelimit në Mbretërinë e Bashkuar, por ata rreth tij thonë se ai do të apelojë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

E pyetur për dy fëmijët e çiftit, Stella Assange u përgjigj se ata nuk dinin për betejën ligjore kundër ekstradimit të tij: Julian dhe unë po i mbrojmë ata.

Themeluesi i Wikileaks, i cili është burgosur në Londër, po përballet me dekada burg në SHBA, ku po ndiqet penalisht për publikimin e më shumë se 700,000 dokumenteve konfidenciale, që nga viti 2010 në lidhje me aktivitetet ushtarake dhe diplomatike të SHBA-së, veçanërisht në Irak dhe Afganistan.

Kryeredaktori i WikiLeaks, Kristin Hraffson, nënvizoi se ekstradimi i Julian Assange do të përbënte një precedent për “pasoja të errëta dhe të rënda për lirinë e shtypit në mbarë botën”.

“Ne po mbrojmë Julian Assange për shkak të kontributit të tij në gazetari”, tha Rebecca Vincent, drejtoreshë e Reporterëve pa Kufij.

Assange u arrestua nga policia britanike në vitin 2019 pasi kaloi 7 vjet i mbyllur në ambasadën ekuadoriane në Londër për të shmangur ekstradimin në Suedi në pritje të një hetimi për përdhunim të paraqitur në vitin 2019. Ai aktualisht po mbahet në një burg të sigurisë maksimale në Belmars, në lindje të Londrës.

Drejtësia britanike ka dhënë dritën jeshile për ekstradimin e Julian Assange pasi SHBA-ja dha garanci se ai nuk do të burgoset në burgun e sigurisë maksimale ADX në Kolorado.

Por paralajmërimet janë të tilla që ky angazhim “nuk ia vlen as letrën në të cilën është shkruar”, vlerëson kryeredaktori i Wikileaks.

Në rast ekstradimi, “Julian do të jetë në një vrimë, aq të thellë sa nuk do ta shohim më kurrë”, theksoi Stella Assange.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: