Shkrimtari Ben Blushi thotë në studion e “Open” në News 24, thotë se nëse nuk do të ishte pushtimi nazist i Shqipërisë, nuk do të kishte komunizëm.

“Çfarë do të ishte Shqipëria nëse nuk do të ishte Gjermania naziste dhe Italia fashiste? Unë them se nuk do të ishim një vend komunist. Nëse dikush na ka një borxh e di kush është? Gjermania naziste e Hitlerit. Nëse nuk do të na kishin pushtuar, nuk do të ishim komunistë, ndoshta. Ne u bëmë komunistë si reagim ndaj pushtuesit dhe pastaj ngelëm në këtë anë dhe nuk ikëm dot më. Grekët ikën dhe ne nuk ikëm dot më”, tha Blushi midis të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb