Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në Log. në News24, duke folur për për temën “Kuttitë u hapën, akuzat mbetën”, u shpreh se nëse ke kapur një fletë votimi dhe ke kapur krimin, vërteton që kjo ka ndodhur, fakti është se krimi është bërë.
Sipas Balliut, PD në pak ditë ka arritur të zbulojë trenin bullgar, lidhjen me krimin, pse nuk i gjeti task-forca këto probleme? Balliu thotë gjithashtu se do të ketë ankimime të tjera, por PD nuk është BKH për të hetuar.
Klevis Balliu: Në qoftë se hapja e kutive zhbën kërcënimin në Vorë nga banda e Xhabaftëve, atëherë do të bija dakord. Nëse hapja e kutive do të zhbënte fshehjen e fletëarresteve të Troplinëve në Durrës, do të bija dakord. Nëse hapja e kutive do të zhbënte faktin se dy ditë përpara zgjedhjeve u falën gjobat, atëherë unë do të bija dakord. Nëse hapja e kutive do të zhbënte trenin bullgar, atëherë unë do të bija dakord.
Ajo që shoh unë në kërkesën e bërë nga kandidatët e opozitës dhe patjetër që PD do t’i mbështeste ata, shoh nocionin juridik. Nëse ke kapur një fletë votimi dhe ke kapur krimin, vërteton që kjo ka ndodhur. Pra, mund të jetë një fletë, por mund të jenë dhe 1 milion fletë. Fakti është se krimi është bërë. Nëse është bërë në një fletë, ne nuk mund ta dimë në sa fletë të tjera është bërë.
Ne mund të kemi mendime të ndryshme, por faktet dhe syrit tonë duhet t’i besojmë. Unë nuk them se çdo gjë është e mbrapshtë në institucione, jam i bindur që ka prokurorë të respektuar, por e kanë të pamundur. PD në pak ditë ka arritur të zbulojë trenin bullgar, lidhjen me krimin, pse nuk i gjeti task-forca këto probleme. Do të ketë ankimime të tjera, por ne nuk jemi BKH.
Unë kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por nuk mund t’i them të gjitha pasi disa prej tyre nuk i kam të provuara. Pavarësisht se kush është personi qoftë demokrat apo socialit që do kishte abuzuar me zgjedhjet unë do t’i dilja në krah. Por duhet një fakt dhe një provë. Ka zero rëndësi nëse është edhe mik im Alimehmeti që mund të ketë abuzuar. Hajde denoncoje dhe do të mbështes. Ne po flasim për prova që janë të pakundërshtueshme.
Shikoni sa lehtë po normalizohemi me krimin elektoral. Nuk ka krim më të madh t’i bëjmë kombin sesa të normalizohemi me krimin elektoral.
(BalkanWeb)
