Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur këtë të mërkurë një konferecë për mediat, ka denoncuar skandalet e radhës të qeverisë “Rama”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion, ndërsa shton se kur numri një i qeverisë vjedh, atëherë korrupsioni kthehet në sistem.

“Për të hyrë në “Durana” kompanitë kalojnë përmes shoqatës së Ermal Beqirit, Aksesi në tendera ndahet sipas shkallës së pagesës. Anëtarësimi negociohet privatisht me Ermal Beqirin. Mes tyre ka kompani që përlajnë me tendera të mëdhenj qindra milionë nga AKSHI dhe institucione të tjera. Kategoria silver Janë të turpshme, janë gjobëvënie. Kur kryeministri vjedh korrupsioni shndërrohet në sistem. Kush është “kreatx” dhe kush fshihet pas saj. Një profil, kreatex është bërthama operacionale e monopolit të ri teknologjik në Shqipëri. Kompania kontrollohet në aparencë nga Ermal Beqiri, në të vërtetë nga Armand Frangu, Linda e AKSHI-t dhe Surrelit. Ermal Beqiri është edhe drejtues i shoqatës a.c.t.i. Skandali qëndron në faktin se pavarësisht se Ermal Beqiri është në kërkim dyshohet se vijon të përfundojë miliona euro sepse Armand Frangu është i lirë. Lidhja politike është Ergys Agasi”, tha ai.

Një tjetër çështjen që Berisha denoncoi është rasti i ujësjellës kanalizimeve në Durrës.

“Mekanizmi i tenderëve, rasti i ujësjellës kanalizimeve të Durrësit dhe AKSHI. Skema e fituesit të vetëm dhe skualifikimet. Skandali me ujësjellësin e Durrësit, këta fusin duart në fatura, vjedhin, rrisin tarifa. Sipas dëshmie, sistemi i defektve kreatex, instaloi një aplikacion financiar që shfaqi probleme serioze. Pra vidh këta paguar qytetarët. Dyfishoja çmimin e ujit qytetarëve, këta hajdutë ndryshojnë çmimin e ujit në faturë. Ka pasur akses në servera e ujësjellës kanalizimeve në Durrës, duke bërë ndërhyrje. Kanë marrë në drejtim të gjithë fondet”, thotë Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Tani, një rast i bukur shumë.
Thashë, sot do të kishit vetëm një aspekt të Duranës, të famshmes Duranë.
Mekanizmi i tenderave.
Rasti i ujësjellës-kanalizimeve të Durrësit dhe AKSHI.
Skema e fituesit të vetëm dhe skualifikimet.
Dokumentet e prokurimit vërtetonë se Kreatx, anëtar platinium i ACTI, dominon përmes eliminimit sistematik të konkurrencës tenderin e ujësjellës-kanalizimeve në Durrës në shtator 2025.
Kreatx fiton kontratën me 4.7 milionë lekë si operatori i vetëm në garë duke marrë pothuajse 100 përqind të fondit limit.
Prisni tani.
Eliminimi teknik.
Në tenderin prej 12 milionë lekë, operatori rival Uptech skualifikohet me argumente teknike duke lënë rrugën të hapur për Kreatx.
Sfidomi i ankesave.
Edhe kur operatorët ankohen për skualifikimin e padrejtë në tendera, komisioni i prokurimit lë në fuqi prokurimin e mëparshëm.
Shiko çfarë bëjnë tani këta.
Skandali me ujësjellësin e Durrësit.
Shikoni se si futin duart në fatura këta. Se si vjedhin fatura këto kompani. Se si rrisin tarifat.
Këto janë të paimagjinueshme.
Sipas të dhënave dhe dëshmive të mbledhura, sistemi i defekteve, Kreatx instaloi një aplikacion financiar, i cili shfaqi probleme serioze teknike duke përfshirë dublikimin e faturave të qytetarëve.
Ja pra, vidh këta, paguaj qytetarët.
Dyfishojua çmimin e ujit qytetarëve këta hajdutë për të ndarë paratë.
Dyfishojnë çmimin e ujit me fatura.
Ndërhyrje të paautorizuara.
Ekzistojnë dyshime të forta se stafi i Kreatx ka pasur akses të pakufizuar në serverat e ujësjellës-kanalizimeve në Durrës duke bërë ndërhyrje manuale në faturat dhe bilance pa autorizim zyrtar.
De facto këta kanë marrë në drejtim të gjithë fondet dhe buxhetin e ujësjellës-kanalizimeve.
Tërheqje e dyshimtë.
Pak para se të shppërthente dosja e AKSHI-t, Kreatx u tërhoq nga UKD dhe u zëvendësua me Financa 5, por gjurmët e tyre mbeten ende në kompjuterët e administratës.
Hajduti ka vjedhur dhe ka ikur.
Nuk mjafton me ato që marrin me tenderat e AKSHI-t, këta duan të gjithë Shqipërinë.
Gropat financiare dhe fshehja e borxhit.
Bilanci zyrtar, raportohen rreth 160 milionë euro borxh nga ujësjellësi i Durrësit.
Bilanc real. Investigimi sugjeron se borxhi real i UKD mund të arrijë në 400 milionë euro.
Imagjinoni se ku e çuan këta.
Ndërhyrjet e Kreatx mund të jenë të përdorur për të fshehur shpërdorimin e fondeve, vjedhjen e tyre dhe buxhetin real që vjen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb