Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy i pyetur nga mediat gjatë konferencës për shtyp në Bruksel, u shpreh se nuk di asgjë rreth një plani të supozuar paqeje prej 12 pikash që po përgatitet nga zyrtarët ukrainas dhe evropianë, siç raportoi Bloomberg në fillim të kësaj jave.

Por, ai shtoi se nëse Rusia është gati të flasë, ne jemi gati të flasim, ky është plani”.

“Plani fillon me një vullnet për t’u ulur dhe për të folur, jo për t’u ngritur dhe për të luftuar duke përdorur raketa kundër civilëve”, shtoi ai, duke iu referuar sulmit të fundit rus kundër një kopshti në Kharkiv.

“Kjo nuk tregon se ata (rusët) duan ta ndalojnë këtë luftë”, tha ai. “Më shumë presion mbi Rusinë dhe ata do të ulen e do të flasin, dhe mendoj se ky është plani.

Zelensky i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të zhbllokojë 140 miliardë asete të ngrira ruse për t’i vendosur në dispozicion të Ukrainës.

“Kushdo që vonon vendimin për zhbllokimin e plotë të aseteve të ngrira ruse jo vetëm që kufizon mbrojtjen tonë, por edhe ngadalëson progresin e vetë BE-së. Është koha për të vepruar tani dhe kërkoj mbështetjen tuaj të plotë”, ka deklaruar Zelensky i cili merr pjesë në samitin e Brukselit.

Më tej Zelensky tha se qeveria e tij do të përdorë një pjesë të konsiderueshme të aseteve të ngrira për të blerë  armët nga Evropa.

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb