Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Joana Qeleshi, e ftuar në “Studio 24”, shpjegoi arsyet ligjore që mund të kenë çuar në shtyrjen e vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Qeleshi tha se kur mbledhja plenare tërhiqet për vendim, ka vetëm një arsye kur shtyhet, është mundësia që një nga gjyqtarët që ka marrë pjesë në diskutime, nuk është i pranishëm në diskutimin për vendimarrjen.
“Në këtë rast, mbledhja shtyhet për një ditë tjetër, në një afat sa më të arsyeshëm të mundshëm.
Unë nuk e di të jetë bërë publike shkaku, mendoj që GJK për efekt të transparencës do të kishte qenë e arsyeshme të kishte një sqarim kur publiku kishte pritshmëri për këtë vendim”, tha Qeleshi.
Joana Qeleshi: Teknikisht ajo që ligji parashikon, është një mundësi kur mbledhja plenare tërhiqet për vendim, ka vetëm një arsye kur shtyhet, është mundësia që një nga gjyqtarët që ka marrë pjesë në diskutime, nuk është i pranishëm në diskutimin për vendimarrjen, mbledhja shtyhet për një ditë tjetër, në një afat sa më të arsyeshëm të mundshëm.
Anëtarët e GJK marrin vendim për cështjen kur janë të gjithë të pranishëm.
Teknikisht arsyeja e vetme e shtyrjes është mungesa e një ose më shumë gjyqtarëve në seancë.
