Presidenti Trump në një tryezë të përbashkët në Shtëpinë e Bardhë ka folur për situatën në Iran. Trump ka ritheksuar sërish se nëse SHBA nuk do të kishte ndërhyrë dhe sulmuar brenda dy javësh, Irani do të kishte një armë bërthamore.
“Nëse nuk do të kishim goditur brenda dy javësh, ata do të kishin pasur një armë bërthamore. Kur njerëzit e çmendur kanë armë bërthamore, ndodhin gjëra të këqija”, ka thënë Trump.
Më tej presidenti amerikan shtoi se kushdo që dëshiron të jetë lider atje do të ‘përfundojë i vdekur nëse nuk do ketë ndryshim’.
Megjithatë Irani prej kohësh thotë se programi i tij bërthamor nuk përbën problem.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) shkroi në mediat sociale të martën se organizata nuk mund të japë siguri.
