Jurgen Klopp ka dërguar një mesazh të qartë pas zyrtarizimit si trajner i kombëtares së Gjermanisë, duke theksuar se nuk ka problem të largohet nga posti nëse humbet besimin e Federatës, por nuk do të tolerojë që familja e tij të bëhet objekt sulmesh.
Tekniku gjerman u shpreh se është i gatshëm të largohet pa kërkuar asnjë kompensim nëse Federata ose opinioni i përgjithshëm mendojnë se ai nuk është trajneri i duhur.
“Ditën që nuk më doni më, unë largohem – pa asnjë kompensim. Nëse nesër thoni se jam i keq, unë largohem. Sigurisht, nuk mjafton ta thotë vetëm një person, por nëse është mendimi i përgjithshëm, largohem. Nëse DFB-ja thotë se nuk jam trajneri i duhur, largohem. Por nëse silleni keq dhe nuk e lini familjen time të qetë, atëherë largohem.”
