Italia ia doli që të fitojë 3-0 ndaj Izraelit, në ndeshjen kualifikuese të botërorit. Pas sfidës, foli trajneri i axurrëve, Gatusso.

“Në momentet kur ata nisnin aksionet nga mbrapa, ne shkuam në markim dhe më pas luajtëm si repart. Më pëlqeu shumë si u soll ekipi.

Më kënaq puna e sulmuesve, jo vetëm për 16 golat e shënuar, por për fazin mbrojtës dhe mentalitetin e tyre. Ndaj Izraelit kemi ditur të vuajmë.

10 mijë tifozë sot vlejnë sa 40 mijë. Ndjejmë që populli italian dëshiron të na shohë në Botëror.

Nëse nuk kualifikohemi në Botëror, do të shkoj të jetoj shumë larg Italisë. Kam pak merita, por kjo skuadër po më bën të ëndërroj”- tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb