Alfred Kammer, kreu i Departamentit Evropian të FMN-së, ka deklaruar se Europa mund të përballojë mungesë furnizimi nga gazin rus për gjashtë muaj, por përtej kësaj, ndikimi ekonomik do të ishte i rëndë.

Në një intervistë për Agence France-Presse, në prag të takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore, ai u bëri thirrje vendeve në rajon të ndërmarrin një sërë hapash për të lehtësuar goditjen, duke përfshirë reduktimin e konsumit për të krijuar rezerva.

Rajoni mbështetet te Rusia për shumicën dërrmuese të nevojave të saj për energji, veçanërisht gaz natyror, dhe ekonomistët e FMN-së shikuan koston ekonomike të humbjes së furnizimit të Moskës.

“Gjatë gjashtë muajve të parë, Evropa mund të përballet me një mungesë të tillë duke pasur furnizime alternative dhe duke përdorur rezervat ekzistuese.

Megjithatë, nëse mos furnizimi me gazit do të zgjasë deri në dimër apo edhe për një periudhë më të gjatë, atëherë kjo do të kishte efekte të rëndësishme në ekonominë evropiane”, tha ai.

Vendet perëndimore kanë konsideruar vendosjen e një embargoje ndaj energjisë ruse në hakmarrje për agresionit të saj në Ukrainë, ndërsa Moska gjithashtu mund të mbyllë eksportet për të goditur sanksionet e dëmshme të vendosura tashmë ndaj qeverisë, raportoi The Guardian.

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se një humbje totale e furnizimeve me gaz dhe naftë ruse mund t’i kushtojë Bashkimit Evropian tre për qind të GDP-së, në varësi të ashpërsisë së dimrit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb