Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi se opozita beson se do të vijë në pushtet përmes zgjedhjeve, duke theksuar se PD fiton nëse përballja bëhet mbi programe dhe alternativa qeverisëse.
I ftuar në “Kjo Javë”, Balliu u shpreh se protestat mbeten një mjet i rëndësishëm politik për opozitën, ndërsa sipas tij, vendi ka nevojë për një qeveri që garanton
zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Nuk njoh mjet tjetër veç protestave dhe mendoj se do të ikë sepse ka pasur protesta të suksesshme. Në pushtet PD-ja do të vijë më zgjedhje. Duam një qeveri që garanton zgjedhjet, se qeveria e Gys Agasit nuk e garanton dot. Të përballemi me program dhe njerëzit të mos frikësohen nga Troplinët apo Suel Çela”, tha ai.
