“Fjalët e Araghchi ministrit të Jashtëm iranian drejtuar Wittkoff dhe Kushner në takimin e Gjenevës”, kanë marrë vëmendjen e mediave të huaja, pas nisjes së sulmeve nga SHBA dhe Izraeli ndaj Iranit.

Në artikullin e saj NBC News shkruan se; Takimi mes delegacioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Gjenevë, ku në qendër të diskutimeve ishte programi bërthamor i Teheranit, u shoqërua me tensione të forta dhe përplasje verbale.

Gjithashtu sipas NBC News, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ngriti zërin gjatë bisedimeve ndaj të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, si dhe ndaj dhëndrit të Trump, Jared Kushner, i pranishëm në takim.

Duke cituar një zyrtar të lartë, raporti thekson se Araghchi këmbënguli se Irani ka një të drejtë të patjetërsueshëm” për të pasuruar uranium dhe sfidoi palën amerikane të deklaronte nëse SHBA-të kishin një “të drejtë të patjetërsueshme” për ta ndaluar Iranin.

“Nëse preferoni, unë mund të iki”, mësohet t’i ketë thënë Witkoff ministrit iranian, ndërsa më pas delegacioni amerikan informoi presidentin Trump për zhvillimet. Po sipas burimeve, citojnë mediat ndërkombëtare, kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk e fshehu “turpin” dhe zhgënjimin për mënyrën si u zhvilluan bisedimet.

Vetëm disa orë më vonë, situata mori një kthesë dramatike.

Në orën 02:30 të mëngjesit (me orën amerikane), Trump publikoi një video në rrjetet sociale ku njoftoi nisjen e “operacioneve të mëdha ushtarake” kundër Iranit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: