Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Reshard Këlliçi, i ftuar në “Log.”, duke folur për situatën në Lindjen e Mesme dhe ndërhyrjen e SHBA -së për të vendosur armëpushim midis Izraelit dhe Iranit, e ka cilësuar si ndërhyrje strategjike.
Këlliçi tha se nëse ushtarët amerikanë do të hynin në tokën iraniane, do të ishte shkelje flagrante e Kushtetutës.
Por, sipas tij, ndërhyrja strategjike specifike e targetuar dhe më pas një tërheqje dhe arritja e reklamuar deri tani, s’e kundërshton këtë gjë.
“Ka qenë njësia e konvertimit të karburantit bërthamor, ajo është eleminuar, pa e patur atë nuk mund të arrish në armë bërthamore. Misioni ka qenë shkatërrimi i ambicies bërthamore.
Ndërhyrja e Izraelit me sulmet e para ajrore strategjike morën në dorë disa kontrolle mbi hapësirën ajrore të Iranit, deri diku kontrolluan disa elementë”, tha eksperti Këlliçi.
Reshard Këlliçi: Nëse çizmja amerikane do të shkelte tokën e Iranit, do të kishte ngjyrosje komplet tjetër, do të ishte shkelje flagrante e kushtetutës ndërkohë që mënyra si ky operacion ka luajtur, flitet për një ndërhyrje strategjike specifike të targetuar dhe më pas një tërheqje dhe arritja e reklamuar deri tani se kundërshton këtë gjë. Ka qenë njësia e konvertimit të karburantit bërthamor, ajo është eleminuar, pa e patur atë nuk mund të arrish në armë bërthamore. Misioni ka qenë shkatërrimi i ambicies bërthamore.
Ndërhyrja e Izraelit me sulmet e para ajrore strategjike morën në dorë disa kontrolle mbi hapësirën ajrore të Iranit, deri diku kontrolluan disa elementë.
