Kreu i Grupit Parlamentar i PD Gazment Bardhi, u shpreh se beteja e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme vazhdon.

I ftuar në emisionin “Studio24” në News, Bardhi u pyet edhe për përjashtimet në PD, si edhe për kandidaturën e Ervin Salianjit. I pyetur nëse do e pranojnë kandidaturën e PD, Bardhi tha se PD është më e madhe se emrat dhe se meraku nuk janë emrat.

“Beteja që është duke bërë PD për zgjedhje të lira e të ndershme e bëjmë për Shqipërinë sepse është e vetmja zgjidhje që Shqipëria të ndryshojë. Ju e keni merakun për emrat, unë e kam te PD, demokratët dhe Shqipëria. PD është më e madhe se sa emrat, unë kam bindjen që PD në procesin që ka hyrë, përmes riorganizimit dhe porosisë që morëm sot të afrimeve dhe anëtarësimeve të reja do fuqizohet. Në momentin që do hapet gare jeni të lutur që të monitoroni procesin. Statutin mendoj që e kemi zbatuar. Në momentin që partia nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve nuk mund të themi që ka pasur zgjedhje. PD ka hyrë në një proces , është gjë pozitive që në një parti demokratike të ketë debat”, tha ai.

Më tej nënvizoi se PD ka rrugën e saj, duke shtuar se cilido që shkel rregullat e partisë ka masë disiplinore! “Kushdo që nuk çon ujë te kundërshtari…Ka institucionet e partisë që duhet të bëjë betejat e tij statutore”, nënvizoi ai.

“PD ka rrugën e saj të pavarur nga titujt e mediave. Ka një qëndrim zyrtar të PD, unë jam nënkryetar i partisë. cfarë prisni nga unë më shumë se ky qëndrimi zyrtar i PD.
Dhe ky qëndrim ka nja 2 muaj që është zyrtar dhe është çështje e ezauruar. Asnjë konflikt nuk ka patur, asnjë përplasje në selinë e PD, kam qenë pjesë e mbledhjes. Ka një nen në statut që degët e PD krijohen sipas bashkive. Ne jemi Parti Demokratike dhe kështu funksionojmë dhe para se të marrim një vendim konsultohemi me anëtarët. Dhe sot në seli kanë qenë anëtarët e të dy degëve që janë dëgjuar nga sekretari i përgjithshëm dhe kryetari i partisë. Ne nuk jemi një parti si Edi Rama. Ka një qëndrim zyrtar të PD për Salianjin. Vendimi është që cilido që shkel rregullat e brendshme të PD sigurisht që ka masë disiplinore. Cilido që ka ankesa për këto masa disiplinore nuk duhet të shkojë te Ola, vjen tek institucioni, në gjykatën e partisë, organ kolegjial i miratuar nga Këshilli Kombëtar i PD. Cilido që nuk e përdor këtë për të cuar ujë te kundërshtari, duhet të vijë para këtij organi.”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb