Deputetja e PD-së Grida Duma deklaron se kush shpenson më shumë se 7600 lekë në muaj energji do të ketë një faturë 4.4 herë më të lartë.

Në një postim në “Facebook”, Duma shkruan se të gjithë ata që normalisht në dimër shpenzojnë më shumë se 800 kë energji, që i korrespondon një fature prej 7,600 lekësh në muaj, do ta paguajnë energjinë shtesë shumë më shtrenjtë.

“Nëse shpenzoni më shumë se 7,600 lekë në muaj energji, fatura shtesë do të jetë 4.4 herë më e lartë!
Të gjithë ata që normalisht në dimër shpenzojnë më shumë se 800 kë energji, që i korrespondon një fature prej 7,600 lekësh në muaj, do ta paguajnë energjinë shtesë shumë më shtrenjtë.”

Ky është vendimi i qeverisë, e cila pretendon që kjo prek vetëm 3 % të qytetarëve.
Duke parë faturën dhe shpenzimin tuaj, mendoni që ju prek ky vendim dhe kjo rritje?”, shkruan Duma.

Grida Fb
Grida Fb

Ndërkohë që ka reaguar kryeministri Edi Rama. Ai ka shpërndarë postimin e deputetes së PD dhe shkruan se 7×7 nuk bëjnë 42 dhe 800 këh prodhojnë një faturë 9120 lekë dhe se kush do harxhojë më shumë do paguajë çmimin 42 lekë me TVSH.

“Komenti im është ky: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800këh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë! Kush do të harxhojë më shumë, për çdo kë mbi 800-ën nuk do të paguajë çmimin e mbrojtur 9.5 lekë me TVSh, po çmimin real 42 lekë me TVSh!”, shkruan Rama.

Rama Twitter
Rama Twitter

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb