“Shpërthimi” i Ernest Muçit në dy muajt e fundit ndezi edhe një herë diskutimin rreth të ardhmes së tij ku mes Trabzonspor dhe Beshiktash në mes është edhe një kontratë. Është e qartë që në radhët e Trabzonspor do të ishin të lumtur të kishin Muçin në skuadër edhe sezonin e ardhshëm, por më parë duhet të bindin “shqiponjat” të bëjnë pak skonto në lidhje me kartonin e tij, 8,5 euro janë një shifër jo e vogël.
Pas trajnerit Fatih Teke, në lidhje me këtë diskutim ka ndërhyrë edhe presidenti i Trabzonspor, Ertugrul Dogan: “Ernest Muçi ishte një lojtar që ekipi ynë i skautëve e pëlqente që para se t’i bashkohej Beshiktashit. Por në atë kohë, nuk mund të përballonim kërkesën për çmimin e tij. Nëse trajneri Fatih Teke thotë ‘unë e dua këtë lojtar’ në fund të sezonit, ne do të flasim me Beshiktashin dhe do të gjejmë një të mesme të arsyeshme rreth pagesës dhe do e sjellim në skuadrën tonë”, tha Dogan.
Nga këto fjalë të numrit një të klubit kuptohet qartë se palët, Trabzonspor dhe Beshiktash do të futen në negociata në fund të këtij sezoni, kohë kur Muçit i përfundon edhe huazimi. Deri në këtë pikë të sezonit, Muçi ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 1 asist.
