Videoja e dhunimit të një 17-vjeçareje në Fier, nga dy 15-vjeccare dhe një 20-vjeccare u bë virale në rrjet, ndërsa më e rëndë situata u bë kur ngjarja ka 1 muaj që ka ndodhur dhe sipas familjarëve nuk ishin marrë masa nga institucionet përkatëse duke nisur me policinë.
Tezja e 17-vjeçares ka rrëfyer për emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores deh moderatores Evis Ahmeti, se vajza ishte e terrorizuar nga kërcënimet e autoreve të cilat e kishin terrorizuar se nëse do të tregonte, do ta vrisnin.
“Dua që kjo çështje të mos lihet pas dore. Isha unë që e pashë videon dhe isha bashkë me motrën time në komisariat për denoncimin.
Vajza fillimisht nuk tregonte sepse e kishin kërcënuar. I kishin thënë nëse tregon në shtëpi, nesër do të vish sërish në kurs dhe ne do të të vrasim!
Vajza në polici ka treguar, sepse ne nuk na tregonte, ishte e frikësuar nga kërcënimet. Vajzat e tjera i njihte shoqe pas shoqeje.
Njëra prej tyre i kishte thënë eja me mua sepse kam një surprizë, do të dalim bashke. E ka dërguar në shtëpi ku ishin edhe dy vajza të tjera.
Shtëpia ishte e 20-vjeçares. Aty pastaj ndodhi ajo që e keni parë në video.
Vajza e ka dërguar policin deri në banesën që është dhunuar, polici ka bërë fotot, dhe i kanë thënë vajzës ik në shtëpi sepse me këtë çështje do të merremi ne
Të shihje dhunën që i ishte ushtruar dhe shenjat që kishte, ishte që të vije duart në kokë.
Vajzat nuk janë ballafaquar me mbesën time, as janë thirrur”, është shprehur ajo.
