Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se nesër, si ditë pushimi zyrtar që është do të jetë një ditë pa makina në Tiranë.

“E di që fëmijët mezi e presin një dite pa makina, ndaj nesër, e martë 22 Mars, si ditë pushimi zyrtar, do rikthejmë sërish harenë e ajrin e pastër në Tiranë, duke ju bashkuar nismës së Qeverisë Shqiptare për qytetet që kursejnë naftë e tym, e lëvizin shëndetshëm!”, shkruan Veliaj në Twitter.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në kuadër të “Ditës pa makina”, Bashkia e Tiranës do të organizojë një sërë aktivitetesh, ndërsa në vijim do të njoftohen se në cilat rrugë do të pezullohet qarkullimi i makinave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: