Kur nuk na ndajnë shume ore nga vizita në Shqipëri e presidenti te Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, zbardhet axhenda e turit të tij të takimeve.
Mësohet se presidenti Erdogan do të pritet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga kryeministri Edi Rama në orën 09.25. Mëson se nga Rinasi, Erdogan do të udhëtojë drejt Lacit, në kompleksin e apartamenteve që janë ndërtuar falë donacioneve të qeverisë së tij për familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntor. Erdogan do të përurojë 524 apartamente të reja të banimit.
AGJENDA E VIZITËS SË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË TURQISË
SH.T.Z. RECEP TAYYIP ERDOĞAN
09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”
10.05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç.
10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç
Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të
Republikës së Turqisë
13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama
15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp
16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut
17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë
18.00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit
