Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nesër do të bëjë publike detaje lidhur me projektin në Zvërnec, për të cilin tha se po punohet prej disa vitesh dhe se nuk ka asnjë lidhje me pretendimet që, sipas tij, janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se do të dalë në një komunikim live në orën 10:00 për të sqaruar publikun mbi projektin dhe debatet që e kanë shoqëruar atë.
Rama shfrytëzoi gjithashtu rastin për të përgëzuar drejtuesit e Policisë së Shtetit për reagimin ndaj ngjarjeve të fundit në Vlorë, duke vlerësuar masat e marra si ndaj punonjësve të sigurisë private, ashtu edhe ndaj drejtuesve vendorë të policisë.
Postimi i plotë:
Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.
Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës.
Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut, është e duhura.
*Për vetë projektin dhe të vërtetat e të pavërtetat rreth tij, më shumë nesër në 10.00. Live për të gjithë të interesuarit natyrisht.
Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.
Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e…
— Edi Rama (@ediramaal) May 31, 2026
