Qytetarët që kundërshtojnë projektet e ndërtimit në zonën e Zvërnecit kanë paralajmëruar vijimin e protestave. Mijëra protestues u mblodhën sot tek Ministria e Brendshme dhe më pas marshuan në drejtim të ndërtesës qeveritare.

Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pjesëmarrësit përcollën mesazhin “Nesër më shumë”, duke njoftuar tubimin e ri të martën në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit të ndërtimeve në Zvërnec dhe akuzon qeverinë se po i fal oligarkëve pronën e përbashkët, ndërsa investitorët se po zaptojnë tokën shtetërore. Të shtunën rojet private të sigurisë dhunuan protestuesit, ndërsa një prej qytetarëve e tërhoqën zvarrë. Ishte ky momenti që do të nxiste reagimin masiv për atë që po ndodh në bregdetin e Zvërnecit.

Gjatë tubimit sot para Kryeministrisë protestuesit kërkuan jo vetëm anulimin e projektit, por edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Kjo ishte protesta e dytë radhazi pas asaj të ditës së diel ku qytetarët marshuan në këmbë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës për tek Ministria e Brendshme dhe më pas mbyllën tubimin te Kryeministria.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb